Pamje se si presioni i madh i ujit nga autoboti e rrëzon përtokë protestuesin në Tiranë

Pas disa ditësh qetësi në sheshin qendror të Tiranës, sot janë rikthyer protestat e dhunshme para Kryeministrisë. Policia shqiptare iu është përgjigjur protestuesve me plumba gome dhe me autobotë uji. Në pamjet e publikuara nga News 24, shi...

tetor 24, 2026 - 18:30
Pamje se si presioni i madh i ujit nga autoboti e rrëzon përtokë protestuesin në Tiranë

Pas disa ditësh qetësi në sheshin qendror të Tiranës, sot janë rikthyer protestat e dhunshme para Kryeministrisë. Policia shqiptare iu është përgjigjur protestuesve me plumba gome dhe me autobotë uji.

Në pamjet e publikuara nga News 24, shihet momenti kur një autobot uji godet njërin prej protestuesve në shesh dhe e rrëzon përtokë.

Protestat po vazhdojnë, pavarësisht thirrjeve të kryeministrit shqiptar, Edi Rama, për dialog.

Protestuesit hedhin molotov në drejtim të efektivëve, dy policë marrin flakë, një të riut i digjet xhaketa


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.