Paralajmërimi i Veton Surroit: Dy rrugët e Kuvendit të Kosovës – Paketa e madhe apo zgjedhjet e reja

Publicisti i njohur, Veton Surroi, ka bërë një reagim ku thekson se deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë para vetes një ditë vendimtare për të ardhmen e vendit.  Në postimin e tij, ai vë inkurajimin e një pakete që përfshin:Zgjedhjen e Pres...

tetor 6, 2026 - 09:30
Paralajmërimi i Veton Surroit: Dy rrugët e Kuvendit të Kosovës – Paketa e madhe apo zgjedhjet e reja

Publicisti i njohur, Veton Surroi, ka bërë një reagim ku thekson se deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë para vetes një ditë vendimtare për të ardhmen e vendit. 
Në postimin e tij, ai vë inkurajimin e një pakete që përfshin:Zgjedhjen e Presidentit të vendit si miratimin e ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara. 

“Njëqind e njëzet deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë ditën e sotme për t’u pajtuar për një paketë që mundëson zgjedhjen e Presidentit të vendit, miratimin e ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara, përshpejtimin e rrugës së Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës dhe qasjes në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, si dhe forcimin e kohezionit shoqëror për sfidat e së ardhmes.

Kanë edhe mundësinë që, në mesnatë, ta dërgojnë vendin në zgjedhjet e katërta parlamentare brenda më pak se dy vjet.”, ka shkruar Surroi. (INA)


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.