Pas 27 vitesh, Policia e Kosovës merr përgjegjësinë për sigurinë në urën e Ibrit

Pas 27 vitesh, Policia e Kosovës ka nisur marrjen e përgjegjësisë për sigurinë në urën kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë. Sipas burimeve të RTK-së, nga sot Policia e Kosovës ka filluar të marrë përgjegjësinë për sigurimin e urës, e cila ...

gusht 10, 2026 - 13:30
Pas 27 vitesh, Policia e Kosovës merr përgjegjësinë për sigurinë në urën e Ibrit

Pas 27 vitesh, Policia e Kosovës ka nisur marrjen e përgjegjësisë për sigurinë në urën kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë.

Sipas burimeve të RTK-së, nga sot Policia e Kosovës ka filluar të marrë përgjegjësinë për sigurimin e urës, e cila për vite me radhë ka qenë nën përgjegjësinë e misioneve ndërkombëtare të sigurisë.

Ky zhvillim shënon një tjetër hap në procesin e kalimit të përgjegjësive të sigurisë tek institucionet e Kosovës.

Ura mbi lumin Ibër ka qenë për vite një nga pikat më të ndjeshme të sigurisë në Mitrovicë dhe simbol i ndarjes së qytetit.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.