Pas “Alta Bankës”, edhe sigurimet në pikëpyetje? LSDM ngre alarmin për „Alta Sigurimi“

„Alta Banka“, përmes pronarit të saj Davor Macura, ka blerë kompaninë e sigurimeve „ZOIL Maqedonia“ për rreth 1.7 milionë euro. Pas blerjes, kompania ndryshoi emrin në „Alta Sigurimi“ SHA Shkup, ndërsa Macura u bë pronar i vetëm me 100 për ...

Nëntor 3, 2026 - 18:01
Pas “Alta Bankës”, edhe sigurimet në pikëpyetje? LSDM ngre alarmin për „Alta Sigurimi“

„Alta Banka“, përmes pronarit të saj Davor Macura, ka blerë kompaninë e sigurimeve „ZOIL Maqedonia“ për rreth 1.7 milionë euro. Pas blerjes, kompania ndryshoi emrin në „Alta Sigurimi“ SHA Shkup, ndërsa Macura u bë pronar i vetëm me 100 për qind të aksioneve me të drejtë vote, njoftoi LSDM-ja.

Nga partia opozitare ngrejnë pikëpyetje nëse janë të rrezikuara edhe policat e sigurimit të qytetarëve, duke kërkuar sqarime për mbulimin e dëmeve nga aksidentet e trafikut, sigurimin e automjeteve, pronave, shtëpive dhe banesave.

LSDM-ja kërkon përgjigje edhe për sigurimet private, shëndetësore, të udhëtimit, aksidentet në punë, si dhe sigurimet e objekteve afariste, industriale, makinerive dhe inventarit.

Partia pyet nëse Agjencia për Mbikëqyrjen e Sigurimeve po ndërmerr masa dhe nëse, pas problemeve në sektorin bankar, mund të tronditet edhe sektori i sigurimeve.

„Pse heshtet për këto çështje?“, pyesin nga LSDM-ja, duke kërkuar hetim dhe përgjegjësi penale.

Nga opozita akuzojnë kryeministrin Hristijan Mickoski dhe guvernatorin Trajko Sllaveski se kanë lejuar hyrjen e kapitalit kriminal në Maqedoni


Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.