Pas gati 50 vitesh zgjidhet problemi pronësor-juridik i Nënstacionit Dubrovo

Pas pothuajse pesë dekadash është zgjidhur problemi pronësor-juridik i Nënstacionit 400/110 kV Dubrovo, i ndërtuar në vitin 1977. Objekti tashmë është regjistruar në pronësi të SHA MEPSO, me status pronësie shtetërore. Ministria e Energj...

shtator 30, 2026 - 19:30
Pas gati 50 vitesh zgjidhet problemi pronësor-juridik i Nënstacionit Dubrovo

Pas pothuajse pesë dekadash është zgjidhur problemi pronësor-juridik i Nënstacionit 400/110 kV Dubrovo, i ndërtuar në vitin 1977. Objekti tashmë është regjistruar në pronësi të SHA MEPSO, me status pronësie shtetërore.

Ministria e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale, në bashkëpunim me SHA MEPSO dhe institucionet kompetente, ka nisur një proces sistematik për zgjidhjen e çështjeve të kahershme pronësore-juridike që lidhen me infrastrukturën elektroenergjetike.

“Me këtë krijohen kushtet për mirëmbajtje të sigurt, modernizim dhe zhvillim të mëtejshëm të një prej pikave kyçe të rrjetit të transmetimit”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Sipas Ministrisë, regjistrimi i pronësisë së Nënstacionit Dubrovo është bërë në bazë të vendimeve të miratuara pas vendimit të Qeverisë dhe formimit të Grupit të Punës për rregullimin e statusit pronësor-juridik të nënstacioneve 110 kV ndërmjet SHA MEPSO dhe EVN SHA.

“Nënstacioni i ndërtuar në vitin 1977, pas gati 50 vjetësh, për herë të parë regjistrohet me status të rregulluar pronësor në favor të MEPSO-s”, theksohet në njoftim.

Ministria vlerëson se bëhet fjalë për më shumë sesa një rregullim administrativ të dokumentacionit, pasi pronësia e rregulluar krijon bazë ligjore për planifikimin dhe realizimin e investimeve, rikonstruksioneve dhe modernizimit të rrjetit të transmetimit.

“Pronësia e rregulluar është bazë për planifikimin dhe realizimin e investimeve të ardhshme, rikonstruksioneve dhe modernizimit të rrjetit të transmetimit, veçanërisht të infrastrukturës me rëndësi strategjike për sigurinë dhe stabilitetin e sistemit elektroenergjetik”, thuhet më tej.

Ministria bën të ditur se në kuadër të punës së Grupit të Punës po trajtohen edhe çështje të tjera pronësore-juridike që kanë mbetur të pazgjidhura për dekada.

Në këtë kuadër, po përgatiten elaborate gjeodezike për rregullimin dhe regjistrimin e të drejtave mbi pronat e paluajtshme, ndërsa paralelisht po punohet edhe për rregullimin e statusit pronësor-juridik të Nënstacionit 110/20 kV Bunardhik.

Sipas njoftimit, për këtë nënstacion është në përgatitje kontrata për kalimin pa kompensim të pjesës ideale prej ½ të pronës së paluajtshme në emër të SHA MEPSO.

“Rregullimi i kësaj prone do të krijojë kushtet për realizimin e linjës së re ajrore 110 kV Nënstacioni Bunardhik – Nënstacioni Milladinovc, e rëndësishme për furnizimin e qëndrueshëm dhe të pandërprerë me energji elektrike të infrastrukturës hekurudhore në Maqedoni”, deklaron Ministria.

Ministria thekson se, me vendosjen e MEPSO-s nën kompetencën e saj, është vendosur një model i ri i koordinimit institucional me subjektet kryesore të sektorit energjetik.

Sipas saj, me iniciativë të ministres Sanja Bozhinovska janë zhvilluar koordinime të rregullta me MEPSO-n dhe institucionet e kompanitë e tjera të sektorit, me synim që problemet e mbetura pezull prej vitesh të trajtohen dhe të zgjidhen në mënyrë të koordinuar.

“Qëllimi është i qartë: të rregullohen çështjet e pazgjidhura prej dekadash, në mënyrë që shteti të mund të investojë, të modernizojë dhe të forcojë rrjetin e transmetimit”, përfundon Ministria e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale.

The post Pas gati 50 vitesh zgjidhet problemi pronësor-juridik i Nënstacionit Dubrovo appeared first on Flaka, në çdo lajm... .


Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.