Pas gati tre muajsh, hiqet ndalesa për lëvizje në pyje

Pas gati tre muajsh, sot përfundon ndalesa për lëvizje në zonat pyjore, e vendosur për shkak të rrezikut të shtuar nga zjarret. Masa ishte në fuqi fillimisht nga 1 korriku deri më 31 gusht, por për shkak të temperaturave të larta dhe rrezik...

shtator 30, 2026 - 12:00
Pas gati tre muajsh, hiqet ndalesa për lëvizje në pyje

Pas gati tre muajsh, sot përfundon ndalesa për lëvizje në zonat pyjore, e vendosur për shkak të rrezikut të shtuar nga zjarret.

Masa ishte në fuqi fillimisht nga 1 korriku deri më 31 gusht, por për shkak të temperaturave të larta dhe rrezikut nga zjarret u zgjat deri më 30 shtator.

Gjatë ndalesës, hyrja dhe lëvizja në pyje lejohej vetëm me autorizim me shkrim. Shkelësit përballeshin me gjoba.

Nga 1 tetori, lëvizja në zonat pyjore lejohet sërish pa autorizim të veçantë, duke respektuar rregullat për mbrojtjen e pyjeve.


Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.