Pas incidentit me Aida Dërgutin në shesh, Policia suspendon dy zyrtarë
Ish-deputetja, Aida Dërguti, është tentuar të ndalohet nga Policia e Kosovës, teksa kjo e fundit po shkonte drejt protestës së organizuar nga ora 12:00 në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së. Sipas videos, Dërguti u ndalua nën pretendimin se ...


Ish-deputetja, Aida Dërguti, është tentuar të ndalohet nga Policia e Kosovës, teksa kjo e fundit po shkonte drejt protestës së organizuar nga ora 12:00 në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së.
Sipas videos, Dërguti u ndalua nën pretendimin se e kaloi rrugën pa respektuar rregullat e komunikacionit.
Sipas Sinjalit dy zyrtarë policorë janë suspenduar për 48 orë, në lidhje me veprimet e tyre gjatë incidentit.
Masa e suspendimit është marrë derisa po shqyrtohen rrethanat e plota të rastit dhe mënyra se si kanë vepruar zyrtarët policorë në terren.
Sipas informacioneve procedurat e brendshme tashmë janë aktivizuar dhe pritet që të bëhet vlerësimi i plotë i përgjegjësisë eventuale të zyrtarëve të përfshirë.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.