Pas presionit publik dhe betejës opozitare, rikthehet shqipja në tabelën e Tabanocit, por tabela e re ka gabim gjuhësor

Pas debateve të ditëve të fundit për anashkalimin e gjuhës shqipe në tabelat shtetërore, veçanërisht në vendkalimin kufitar Tabanoc, sot është vendosur tabela e re me versionin në shqip. Megjithatë, edhe tabela e re nuk ka kaluar pa vëre...

gusht 9, 2026 - 16:00
Pas presionit publik dhe betejës opozitare, rikthehet shqipja në tabelën e Tabanocit, por tabela e re ka gabim gjuhësor

Pas debateve të ditëve të fundit për anashkalimin e gjuhës shqipe në tabelat shtetërore, veçanërisht në vendkalimin kufitar Tabanoc, sot është vendosur tabela e re me versionin në shqip.

Megjithatë, edhe tabela e re nuk ka kaluar pa vërejtje.

Në versionin shqip është shkruar “Republikën e Maqedonisë së Veriut”, ndërsa forma e saktë si emërtim i shtetit është “Republika e Maqedonisë së Veriut”.

Pra, pas polemikave për mungesën e shqipes, rikthimi i saj në tabelë shoqërohet me një tjetër problem – këtë herë një gabim në përdorimin e formës gramatikore të emrit zyrtar të shtetit.

Tabela u korrigjua për ta përfshirë shqipen, por a u kontrollua edhe shqipja? Gazeta Flaka

The post Pas presionit publik dhe betejës opozitare, rikthehet shqipja në tabelën e Tabanocit, por tabela e re ka gabim gjuhësor appeared first on Flaka, në çdo lajm... .


Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.