Pas qëndrimit për Specialen, Fatos Geci përballet me kërcënime për vrasje
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fatos Geci, ka bërë të ditur se mbrëmjen e së dielës është përballur me kërcënime serioze, përfshirë edhe kërcënime për vrasje, pas qëndrimeve të tij politike lidhur me votimin për Gjykatën Speciale. Geci k...
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fatos Geci, ka bërë të ditur se mbrëmjen e së dielës është përballur me kërcënime serioze, përfshirë edhe kërcënime për vrasje, pas qëndrimeve të tij politike lidhur me votimin për Gjykatën Speciale.
Geci ka bërë të ditur se menjëherë pas kërcënimeve i është drejtuar Policisë së Kosovës, ku ka denoncuar rastin dhe ka dorëzuar informacionet që posedon për personin që dyshohet se e ka kërcënuar, transmeton “Bota sot”.
Mes tjerash, ai ka theksuar se, pavarësisht dallimeve politike, kërcënimet për jetë nuk mund të konsiderohen pjesë e debatit politik.
Reagimi i plotë:
Sapo dola nga Policia e Kosovës, per krime te rënda ku e denoncova rastin dhe dorëzova të gjitha informacionet që kam në dispozicion lidhur me personin që më ka kërcënuar përmes telefonit.
Rasti tashmë është në procedurë hetimore dhe pres që organet kompetente të veprojnë sipas ligjit.
Mund të kemi bindje të ndryshme politike, mund të debatojmë dhe të mos pajtohemi, por kërcënimet për jetë nuk janë politikë.
Unë do të vazhdoj ta kryej detyrën time si deputet dhe të qëndroj pas bindjeve të mia, pa u frikësuar nga kërcënimet e askujt. Ndjej keqardhje të thellë për vrasjen e djalit te dajës tim dhe për të gjitha viktimat shqiptare politike gjatë dhe pas luftës.
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.