Pas reagimeve, rikthehet mbishkrimi në gjuhën shqipe në tabelën kufitare

Pas publikimit të fotografisë ku mungonte gjuha shqipe në tabelën zyrtare të mirëseardhjes në pikën kufitare, kanë reaguar institucionet duke kthyer edhe gjuhën shqipe. Zëvendësdrejtori i Drejtorisë së Doganave, Mustafa Dauti, publikoi një ...

gusht 6, 2026 - 16:30
Pas reagimeve, rikthehet mbishkrimi në gjuhën shqipe në tabelën kufitare

Pas publikimit të fotografisë ku mungonte gjuha shqipe në tabelën zyrtare të mirëseardhjes në pikën kufitare, kanë reaguar institucionet duke kthyer edhe gjuhën shqipe.

Zëvendësdrejtori i Drejtorisë së Doganave, Mustafa Dauti, publikoi një video në rrjetet sociale ku konfirmon rikthimin e mbishkrimit në gjuhën shqipe të shoqëruar me mesazhin: “Mirë se vini!”


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.