Pas tërheqjes së LDK-së nga negociatat, deklarohet Kurti – zbulon çfarë oferte i kishte bërë Abdixhikut
Kryetari i LVV-së, njëherësh kryeministër në detyrë, Albin Kurti, tha se beson që LDK-ja është dashur t’i bashkohet partisë së tij në bashkëqeverisje. Ky koment i tij vjen pas deklarimit të djeshëm të kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, s...
Kryetari i LVV-së, njëherësh kryeministër në detyrë, Albin Kurti, tha se beson që LDK-ja është dashur t’i bashkohet partisë së tij në bashkëqeverisje.
Ky koment i tij vjen pas deklarimit të djeshëm të kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, se nuk do të vazhdojnë negociatat për bashkëqeverisje me LVV-në.
“Unë besoj që LDK-ja është dashur të vijë në bashkëqeverisje. Ta kemi një marrëveshje politike. Nuk është e thënë të jetë identike me rezultatin e zgjedhjeve, 53 me 18, por edhe deformimi i rezultatit nuk mund të jetë. Nuk është pak me 18 deputetë të marrësh kryetarin e Kuvendit. Kur e pamë që nuk janë të interesuar për kryetarin e Kuvendit, oferta jonë qysh në pranverë është ripërsëritur tani. Nëse VV do ta kishte kandidatin për president, që ishte Glauk Konjufca, atëherë LDK ta marrë zvkryeministrin dhe 4 ministri. Ndërkaq, nëse kandidati është konsensual, ta marrë zvkryeministrin dhe tri ministri. Sepse LVV po heq dorë nga presidenti”.
“Nuk është pak që nëse kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ta zëmë, bëhet zëvendës i imi në qeveri. Nuk është pak edhe nëse rezultati të ishte edhe më i ngushtë”.
“Me idenë e Abdixhikut, iu kam shkruar të tre kryetarëve të partive, që sa më parë të takohemi e të merremi vesh për presidentin”, deklaroi Kurti, teksa shtoi se “duhet të flasim edhe për emra”.
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.