Patentë pa dhënë provimin për kamionë e autobusë – tre të dënuar me burg

Tre persona të akuzuar në rastin e lëshimit të paligjshëm dhe falsifikimit të patentë-shoferëve kanë pranuar fajësinë dhe janë dënuar me burg, njoftoi Gjykata Themelore Penale në Shkup, transmeton 4news.mk. E akuzuara e parë është dënuar me...

shtator 30, 2026 - 14:30
Patentë pa dhënë provimin për kamionë e autobusë – tre të dënuar me burg

Tre persona të akuzuar në rastin e lëshimit të paligjshëm dhe falsifikimit të patentë-shoferëve kanë pranuar fajësinë dhe janë dënuar me burg, njoftoi Gjykata Themelore Penale në Shkup, transmeton 4news.mk.

E akuzuara e parë është dënuar me dy vjet e gjashtë muaj burg, ndërsa dy të akuzuarit e tjerë me nga një vit e tre muaj burg. Në këtë rast akuzohen gjithsej gjashtë persona, ndërsa tre prej tyre aktualisht janë të paarritshëm për organet e ndjekjes.

Hetimi nisi pasi Kontrolli i Brendshëm i MPB-së zbuloi dyshime se punonjës të shërbimeve administrative kishin regjistruar në mënyrë të paligjshme kategoritë C dhe D në patentat e personave që nuk kishin dhënë provimet përkatëse për drejtimin e kamionëve dhe autobusëve.

Autoritetet po vazhdojnë kontrollet për të përcaktuar përmasat e rastit dhe numrin e patentave të lëshuara në këtë mënyrë.


Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.