“Patentë shoferi pa hyrë në provim!” – Shkupjani merr para nga dy gostivaras, përfundon me kallëzim penal
Sektori per Pune te Brendshme (SPB) Tetovë ka ngritur kallëzim penal ndaj personit me iniciale I.J. nga Shkupi, i dyshuar për marrje shpërblimi për ndikim të kundërligjshëm. Sipas policisë, në fillim të vitit 2026, i dyshuari kishte marrë p...
Sektori per Pune te Brendshme (SPB) Tetovë ka ngritur kallëzim penal ndaj personit me iniciale I.J. nga Shkupi, i dyshuar për marrje shpërblimi për ndikim të kundërligjshëm.
Sipas policisë, në fillim të vitit 2026, i dyshuari kishte marrë para nga dy persona nga Gostivari, duke u premtuar se përmes ndikimit të tij do t’u siguronte patentë shoferi pa iu nënshtruar procedurave të nevojshme për marrjen e saj.
Rasti është proceduar për ndjekje të mëtejshme penale.
Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.