Patentë shoferin e falsifikuar tentoi ta konvertonte, hapet rast ndaj të dyshuarit në Leposaviq
Një rast i dyshuar për dokumente të falsifikuara është inicuar në Leposaviq. Sipas policisë, bëhet fjalë për patentë shoferë. “Më 24.04.2026 është iniciuar rasti, pasi që i dyshuari mashkull kosovar, kishte aplikuar për konvertimin e patentë shoferit të lëshuar nga Serbia në patentë shofer të Republikës së Kosovës. Pas verifikimit dyshohet që patentë shoferi nuk


Një rast i dyshuar për dokumente të falsifikuara është inicuar në Leposaviq.
Sipas policisë, bëhet fjalë për patentë shoferë.
“Më 24.04.2026 është iniciuar rasti, pasi që i dyshuari mashkull kosovar, kishte aplikuar për konvertimin e patentë shoferit të lëshuar nga Serbia në patentë shofer të Republikës së Kosovës. Pas verifikimit dyshohet që patentë shoferi nuk është lëshuar nga organet e Serbisë, dyshohet të jetë i falsifikuar”, bën të ditur policia.
Rasti është duke u hetuar nga organet e rendit.
