PDK dhe Aleanca mblidhen në sallën e Kuvendit, kërkojnë thirrjen e seancës

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës, kanë hyrë në sallën e Kuvendit. Të njëjtit, dje i kanë dërguar kërkesë kryesuesit të seancës, Avni Deharit, për vazhdimin e seancën konstituive. Në kërkesën e saj, kjo parti ka deklaruar se Dehari...

gusht 18, 2026 - 12:30
PDK dhe Aleanca mblidhen në sallën e Kuvendit, kërkojnë thirrjen e seancës

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës, kanë hyrë në sallën e Kuvendit.

Të njëjtit, dje i kanë dërguar kërkesë kryesuesit të seancës, Avni Deharit, për vazhdimin e seancën konstituive.

Në kërkesën e saj, kjo parti ka deklaruar se Dehari e ushtron këtë rol për të mundësuar zhvillimin e seancës dhe konstituimin e Kuvendit, ndërsa, sipas saj, nuk i takon atij të vendosë politikisht nëse dhe kur duhet të vazhdojë seanca.

Shtëpia e mërgimtarëve cak grabitjes, hajni kapet në flagrancë në Prishtinë
Edhe Aleanca shkon në sallën e Kuvendit të Kosovës

Ftesës së Partisë Demokratike të Kosovës për mbajtjen e seancës konsituive, i është përgjigjur pozitivisht Aleanca.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.