PDK i kërkon Deharit vazhdimin e seancës nesër: Në orën 11:00 do të jemi në Kuvend
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës i është drejtuar sot me kërkesë zyrtare Avni Dehari, në cilësinë e tij si kryesues i seancës konstituive sipas moshës, që nesër, më 12 gusht 2026, të thërrasë vazhdimin e seancës konstituiv...


Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës i është drejtuar sot me kërkesë zyrtare Avni Dehari, në cilësinë e tij si kryesues i seancës konstituive sipas moshës, që nesër, më 12 gusht 2026, të thërrasë vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Moskonstituimi i Kuvendit brenda afatit të përcaktuar tashmë ka krijuar një situatë të rëndë kushtetuese. Megjithatë, tejkalimi i këtij afati, sipas PDK-së, nuk e shuan detyrimin për konstituimin e Kuvendit. Përkundrazi, obligimi për përfundimin e procesit konstituiv mbetet dhe duhet të përmbushet pa vonesa të mëtejshme.
Prandaj, PDK ka kërkuar që pa asnjë vonesë të mëtejshme të thirret vazhdimi i seancës konstituive dhe deputetëve të zgjedhur t’u mundësohet ushtrimi i mandatit për të cilin kanë marrë besimin e qytetarëve.
Pavarësisht nëse z. Dehari e përmbush apo jo obligimin e tij për thirrjen e seancës, Grupi Parlamentar i PDK-së ka paralajmëruar se do të jetë nesër, më 12 gusht, në orën 11:00, i pranishëm në sallën e Kuvendit të Republikës së Kosovës, kur përmbushet edhe 48-orëshi i dytë për vazhdimin e seancës sipas rregullores.
Pas takimit me senatoren Ernst, Kurti kërkon që Bondsteel të bëhet bazë e përhershme ushtarake amerikane në Kosovë
PDK ka ftuar edhe të gjitha grupet e tjera parlamentare dhe deputetët e zgjedhur që nesër të jenë të pranishëm në sallën e Kuvendit, për të dëshmuar gatishmërinë e tyre politike dhe vullnetin për ta përmbushur besimin që qytetarët ua kanë dhënë.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.