PDK: Mesazhi ynë për Kurtin është i qartë, hiq dorë nga bllokada

Deputetë të PDK-së dhe Aleancës, bashkë me asamblistë e drejtorë nga Skenderaj e Istogu, kanë vazhduar edhe sot aksionin e tyre para Qeverisë, duke bllokuar hyrjen e objektit që nga orët e mëngjesit. Edhe këtë të hënë, thirrja e tyre ishte ...

gusht 31, 2026 - 11:00
PDK: Mesazhi ynë për Kurtin është i qartë, hiq dorë nga bllokada

Deputetë të PDK-së dhe Aleancës, bashkë me asamblistë e drejtorë nga Skenderaj e Istogu, kanë vazhduar edhe sot aksionin e tyre para Qeverisë, duke bllokuar hyrjen e objektit që nga orët e mëngjesit.

Edhe këtë të hënë, thirrja e tyre ishte e njëjtë, të formohen institucionet e vendit sa më parë.

Grupi Parlamentar i PDK-së, së bashku me anëtarë të Kryesisë, asamblistë, drejtorë dhe aktivistë nga Skenderaj dhe Istogu, i janë drejtuar Kurtit edhe nëpërmet Facebook.

Sipas tyre, Kosova nuk mund të vazhdojë të mbahet në krizë. Çdo ditë e bllokadës institucionale e thellon krizën e shtetit dhe rëndon pasojat për qytetarët.

“Mesazhi ynë për deputetin Kurti është i qartë: hiq dorë nga bllokada, kthehu në Kuvend dhe mos e mbaj vendin në krizë për interesa politike. PDK nuk do të ndalet së kërkuari rikthimin e normalitetit institucional. Nuk do të zmbrapsemi në mbrojtje të shtetit, Kushtetutës dhe interesit të qytetarëve”, thotë PDK.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.