PDK nuk propozon emër për president pa marrëveshje politike

PDK nuk propozon emra për president pa marrëveshje politike, tha deputetja e kësaj partie, Blerta Deliu-Kodra. Se a do të ketë vendi president ose jo, “është komplet në vullnetik politik të tij (Albin Kurtit),” tha ajo. “Ne kemi thënë tash e sa kohë që nuk mund të propozohen emra pa një marrëveshje politike dhe fakti

Prill 7, 2026 - 17:30
PDK nuk propozon emër për president pa marrëveshje politike
pdk-nuk-propozon-emer-per-president-pa-marreveshje-politike

pdk-nuk-propozon-emer-per-president-pa-marreveshje-politike

PDK nuk propozon emra për president pa marrëveshje politike, tha deputetja e kësaj partie, Blerta Deliu-Kodra.

Se a do të ketë vendi president ose jo, “është komplet në vullnetik politik të tij (Albin Kurtit),” tha ajo.

“Ne kemi thënë tash e sa kohë që nuk mund të propozohen emra pa një marrëveshje politike dhe fakti që s’kemi arritur që të kemi marrëveshje politike që propozimi t’i takojë Partisë Demokratike të Kosovës, natyrisht që ne nuk kemi propozuar emra.

Pra, zoti Kurti e thashë e ka të gjithë mundësinë, e ka pasur tash e sa kohë që ta zgjedhë presidentin dhe është komplet në vullnetin e tij politik nëse Kosovës do t’i japë një president ose presidente, ose vendi do të rrëshqasë në zgjedhje të reja”, ka thënë ajo./Ekonomia Online