Peci i drejtohet LDK-së me një kërkesë publike

Kryetari i GUXO, Faton Peci ka reaguar për zhvillimet e sotme. Ai i ka bërë thirrje LDK-së për reflektim e angazhim të përbashkët me qëllim të tejkalimit të kësaj situate. “Zgjedhja e Presidentit/-es jo vetëm do t’i kompletonte institucione...

tetor 6, 2026 - 00:00
Peci i drejtohet LDK-së me një kërkesë publike

Kryetari i GUXO, Faton Peci ka reaguar për zhvillimet e sotme. Ai i ka bërë thirrje LDK-së për reflektim e angazhim të përbashkët me qëllim të tejkalimit të kësaj situate.

“Zgjedhja e Presidentit/-es jo vetëm do t’i kompletonte institucionet tona të larta, por edhe do të krijonte stabilitet në këto kohë sfiduese. E vetëm me stabilitet institucional do të jemi të gatshëm të përballemi me sfidat që na presin, edhe me ato që lidhen me procesin e drejtësisë e të shkallës së Apelit në Hagë”, ka shkruar ndër të tjera Peci.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.