Pejë: Arrestohet një burrë, e rra*hu gruan dhe tentoi ta godiste me thi*kë
Një burrë është arrestuar të shtunën, pasi i njëjti dyshohet për dhunë në familje. Sipas raportit 24 orësh të policisë, e kishte rrahur gruan e tij, derisa aty thuhet se po ashtu ai kishte tentuar që ta godiste me thikë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Pejë, rreth orës 15:00. Pas intervistimit të të dyshuarit


Një burrë është arrestuar të shtunën, pasi i njëjti dyshohet për dhunë në familje.
Sipas raportit 24 orësh të policisë, e kishte rrahur gruan e tij, derisa aty thuhet se po ashtu ai kishte tentuar që ta godiste me thikë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Pejë, rreth orës 15:00.
Pas intervistimit të të dyshuarit dhe viktimës, me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./Front Online/