Penat e adrenalinës që shpëtojnë jetë nuk gjenden në Maqedoni, qytetarët i sigurojnë nga Greqia
Penat e adrenalinës, të domosdoshme për ndërhyrje urgjente gjatë reaksioneve të rënda alergjike, nuk janë të disponueshme në tregun e Maqedonisë së Veriut. Për këtë arsye, qytetarët detyrohen t’i sigurojnë nga jashtë vendit, kryesisht nga G...
Penat e adrenalinës, të domosdoshme për ndërhyrje urgjente gjatë reaksioneve të rënda alergjike, nuk janë të disponueshme në tregun e Maqedonisë së Veriut. Për këtë arsye, qytetarët detyrohen t’i sigurojnë nga jashtë vendit, kryesisht nga Greqia.
Mjekët paralajmërojnë se anafilaksia, një reaksion i rëndë alergjik që mund të shkaktohet nga ushqimi, ilaçet apo pickimi i insekteve, mund të rrezikojë jetën dhe kërkon ndërhyrje të menjëhershme.
Doktoresha Tatjana Jakovska nga Klinika e Sëmundjeve Pulmonare „Kozle“ thekson se personat me rrezik nga anafilaksia duhet ta kenë vazhdimisht pranë vetes auto-injektorin e adrenalinës.
Shqetësim i veçantë paraqet rreziku për fëmijët në çerdhe dhe shkolla. Për këtë arsye, mjekët kërkojnë trajnimin e detyrueshëm të edukatorëve, mësimdhënësve dhe personelit tjetër për njohjen e simptomave dhe reagimin në raste urgjente.
Përveç mungesës në treg, problem mbeten edhe çmimi i lartë dhe afati i kufizuar i përdorimit të këtyre pajisjeve mjekësore.
Mjekët kërkojnë që penat e adrenalinës të bëhen të qasshme në vend dhe institucionet arsimore të kenë protokolle të qarta për përballimin e reaksioneve të rënda alergjike./alsat
Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.