Penko” hap dyert për nxënësit nga Çairi, zv.ministri Sulejmani jep lajmin

Zëvendësministri i Arsimit, Driton Sulejmani ka njoftuar se është arritur marrëveshje për pranimin në klasë të parë të nxënësve nga Çairi të cilët kanë vendbanim në afërsi të objektit të Shkollës Fillore “Penko” në Butel. Megjithatë sipas a...

shtator 1, 2026 - 14:30
Penko” hap dyert për nxënësit nga Çairi, zv.ministri Sulejmani jep lajmin

Zëvendësministri i Arsimit, Driton Sulejmani ka njoftuar se është arritur marrëveshje për pranimin në klasë të parë të nxënësve nga Çairi të cilët kanë vendbanim në afërsi të objektit të Shkollës Fillore “Penko” në Butel.

Megjithatë sipas asaj që mëson Alsat, do të pranohen vetëm fëmijët të cilët kanë vëllezër apo motra që ndjekin mësimin në këtë shkollë. Pranimi i tyre nuk do të thotë hapja edhe një paraleleje të re, përkatësisht do të ngelin katër paralele me më së shumti 25 nxënës në një klasë. Marrëveshja vjen në koordinim mes komunës së Butelit dhe Ministrisë së Arsimit.

BDI: VLEN me zgjidhje diskriminuese, joligjore dhe të kushtëzuar për nxënësit shqiptarë në Butel

Kryetari i Butelit për nxënësit e “Penko-s”: Fëmijët që kanë motër ose vëlla në shkollë do të mund të regjistrohen

 


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.