Pensionet e dhjetorit do të paguhen në kohë, me 2 janar 2026
Fondi Pensional i Republikës së Maqedonisë njofton të gjithë përfituesit e pensioneve se fondet e nevojshme për pagesën e pensioneve për muajin dhjetor 2025 janë siguruar plotësisht. Si institucion përgjegjës për pagesën e pensioneve dhe sigurimin e të drejtave të sigurimit pensional dhe invalidor dhe të sigurimeve shoqërore për pensionistët, Fondi ka përfunduar me kohë […]
Fondi Pensional i Republikës së Maqedonisë njofton të gjithë përfituesit e pensioneve se fondet e nevojshme për pagesën e pensioneve për muajin dhjetor 2025 janë siguruar plotësisht.
Si institucion përgjegjës për pagesën e pensioneve dhe sigurimin e të drejtave të sigurimit pensional dhe invalidor dhe të sigurimeve shoqërore për pensionistët, Fondi ka përfunduar me kohë të gjitha përgatitjet për zbatimin e pandërprerë të pagesës së pensioneve.
Për këtë qëllim, janë siguruar fonde në shumën totale prej 9.289.521,686.00 denarë (nëntë miliardë e 289 milionë e 521 mijë e 686 denarë) për gjithsej 340.156 përfitues të pensioneve.
Meqenëse 1 janari është ditë jo pune (festë zyrtare), fondet do t’u transferohen bankave komerciale më 2 janar 2026.
Fondi Pensional tashmë i ka dorëzuar njoftimet me të dhëna të sakta për numrin e pensionistëve dhe shumat përkatëse në të gjitha bankat komerciale, gjë që garanton se procesi i pagesës do të kryhet në mënyrë efikase dhe pa vonesë.