Për 6 orë kontrollë u gjobitën 222 shoferë motorrash, 14 të arrestuar

Nga MPB informojnë se për disa orë janë regjistruar 222 kundërvajtje të trafikut nga shoferë motorrash, ndërsa 14 janë arrestuar për vozitje të papërgjegjshme. Gjatë ditës së djeshme (05.08.2026), në periudhën nga ora 17:00 deri në 23:00, ë...

gusht 6, 2026 - 22:30
Për 6 orë kontrollë u gjobitën 222 shoferë motorrash, 14 të arrestuar

Nga MPB informojnë se për disa orë janë regjistruar 222 kundërvajtje të trafikut nga shoferë motorrash, ndërsa 14 janë arrestuar për vozitje të papërgjegjshme.

Gjatë ditës së djeshme (05.08.2026), në periudhën nga ora 17:00 deri në 23:00, është zhvilluar një kontroll aksional në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e kundërvajtjeve që kryejnë shoferët e motorrave, ku janë sanksionuar 222 shoferë. Prej tyre, 186 shoferë nuk kishin përdorur kaskë mbrojtëse gjatë vozitjes, 14 shoferë janë privuar nga liria për shkak të kryerjes së veprës penale sipas nenit 297-a të Kodit Penal, të gjithë kishin vozitur pa leje vozitjeje, ndërsa 14 motorra janë sekuestruar.

Gjatë kontrollit janë sanksionuar edhe 197 lloje të tjera të kundërvajtjeve të trafikut.

Kontrollet e trafikut vazhdojnë edhe në ditët e ardhshme. Apelojmë te të gjithë pjesëmarrësit në trafik që t’i respektojnë rregullat dhe dispozitat e trafikut dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta, thonë nga MPB.


Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.