Për momentin s’ka dëme, por mund të ketë bllokada në kufij
Biznesi nuk sheh një zgjidhje të shpejtë për problemin e shoferëve të kamionëve, të cilët po kthehen nga kufijtë e vendeve të zonës Shengen nëse e tejkalojnë qëndrimin prej 90 ditësh brenda 180 ditëve. Ata shpresojnë se Qeveria do të gjej...
Biznesi nuk sheh një zgjidhje të shpejtë për problemin e shoferëve të kamionëve, të cilët po kthehen nga kufijtë e vendeve të zonës Shengen nëse e tejkalojnë qëndrimin prej 90 ditësh brenda 180 ditëve. Ata shpresojnë se Qeveria do të gjejë një zgjidhje përmes marrëveshjeve dypalëshe me vendet, por sipas tyre nuk ka zgjidhje të shpejtë, pasi duhet të respektohet rregullorja evropiane. Thonë se për momentin nuk ka dëme, por mund të përballemi sërish me bllokada në kufij.
As Mile Boshkovi nga Konfederata e Biznesit nuk sheh zgjidhje në një kohë të shkurtër. Ai thotë se rregullorja duhet të respektohet, ndërsa te ne do të duhet të rritet edhe numri i shoferëve të licencuar.
Ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski, ditëve të fundit deklaroi se do të bëhen marrëveshje dypalëshe me vendet pjesë të zonës Shengen për zgjidhjen e kësaj çështjeje.
Biljana Muratovska nga MAKAM Trans, nga ana tjetër, sheh një zgjidhje gjatë vitit të ardhshëm, kur BE-ja do të miratojë strategjinë e re të vizave, me të cilën shoferët do të njihen si profesionistë me të drejtë qëndrimi më të gjatë.
Lidhja e Odave Ekonomike, ndërkaq, sot mblodhi bizneset dhe institucionet për futjen më të shpejtë të fletë-ngarkesës digjitale. Ata thonë se me këtë do të përshpejtohen procedurat për kompanitë dhe do të mundësohet që dokumentet, në vend të formës së letrës, të qarkullojnë në formë digjitale. Për këtë do të duhet të lidhen në mënyrë interoperabile disa institucione.
Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.