“‘Për qebapët ka burg, për 30 viktima zero’ – Manasievski godet sistemin e drejtësisë”

Zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Valentin Manasievski, ka kritikuar sistemin gjyqësor, duke pretenduar se për raste të ndryshme zbatohen standarde të dyfishta. Në një deklaratë për mediat, Manasievski përmendi disa raste për të cilat, sipas tij, ...

shtator 16, 2026 - 15:30
“‘Për qebapët ka burg, për 30 viktima zero’ – Manasievski godet sistemin e drejtësisë”

Zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Valentin Manasievski, ka kritikuar sistemin gjyqësor, duke pretenduar se për raste të ndryshme zbatohen standarde të dyfishta.

Në një deklaratë për mediat, Manasievski përmendi disa raste për të cilat, sipas tij, dënimet ose përgjegjësia nuk janë në përpjesëtim me pasojat e ngjarjeve.

“Për shkulje flokësh merret dënim me katër vite burg, ndërsa për vjedhjen e 150 qebapëve tre vite burg. Nga ana tjetër, për rastin e Llaskarcës, ku humbën jetën 16 persona, për spitalin modular, ku vdiqën 14 persona, apo për rastin ‘Mazut’, me vlerë 167 milionë euro, kemi zero vite burg dhe zero përgjegjësi”, tha Manasievski.

Ai pretendoi se një pjesë e sistemit gjyqësor është nën ndikimin e LSDM-së dhe BDI-së dhe se kjo, sipas tij, krijon trajtim të pabarabartë para ligjit.

“Për qytetarin e zakonshëm vlen ligji, ndërsa kur bëhet fjalë për njerëz dhe interesa të lidhura me LSDM-në dhe BDI-në, instalimet e tyre në drejtësi menjëherë vihen në mbrojtje të tyre”, deklaroi ai.

Manasievski tha se pikërisht raste të tilla, sipas tij, kanë ndikuar në uljen e besimit të qytetarëve në gjyqësor.

“Drejtësia nuk duhet të jetë mburojë e LSDM-së dhe BDI-së. Ligji duhet të vlejë njësoj për të gjithë”, përfundoi zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së.


Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.