Për rastin me zjarrin në diskotekën në Koçan deri më tani janë arrestuar 18, ndërsa janë shoqëruar 16 persona
Për rastin me zjarrin në diskotekën në Koçan deri më janë arrestuar 18 persona, ndërsa janë shoqëruar 16 të tjerë. Gjithsej janë intervistuar 71 persona, prej të cilëve 42 në Shkup dhe 29 në Koçan. Për 14 persona është shqiptuar masë arresti prej 48 orëve, njoftoi sot ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski. Njëmbëdhjetë […]

Për rastin me zjarrin në diskotekën në Koçan deri më janë arrestuar 18 persona, ndërsa janë shoqëruar 16 të tjerë. Gjithsej janë intervistuar 71 persona, prej të cilëve 42 në Shkup dhe 29 në Koçan. Për 14 persona është shqiptuar masë arresti prej 48 orëve, njoftoi sot ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski.
Njëmbëdhjetë personave u janë caktuar masa arresti për dyshimin për kryerjen e “krimeve të rënda kundër sigurisë publike”, ndërsa tre persona janë arrestuar për “punë jo tl denjë”.
Toshkovski sot në një konferencë për media në MPB, informoi se i arrestuari i fundit akuzohet për “krime të rënda kundër sigurisë publike” në lidhje me shkaktimin e rrezikut publik dhe është nënshkrues i njërit prej dokumenteve të nevojshme për vënien në funksion të klubit kabare.
“Ka baza që tregojnë se dokumentet thelbësore janë përgatitur në mënyrë të kundërligjshme, paushall, pa vërtetuar gjendjen faktike, të cilat ishin parakusht në procedurën e mëtutjeshme për vënien në funksion të kabaresë në fjalë”, tha Toshkovski.
Toshkovski theksoi se janë kryer kontrolle ndaj dy personave, të punësuar në Ministrinë e Ekonomisë, gjatë të cilave janë konfiskuar pajisje teknike, dokumentacion, armë, municione… Bastisje janë bërë edhe te menaxheri dhe përgjegjësi i diskotekës, ndërsa sot nëpunës policorë nga Departamenti për Krimin e Policisë dhe Krimit të Organizuar, kanë hyrë edhe në komunë, ku, siç theksoi Toshkovski janë duke u ndërmarrë masa dhe aktivitete për sigurimin e dokumentacionit të ndërlidhur me diskotekën.