Për tre ditë, treni urban transportoi rreth 1.500 pasagjerë
Treni urban në Shkup ka transportuar rreth 1.500 pasagjerë në vetëm tre ditë nga fillimi i funksionimit. Zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikollovski, tha se interesi i qytetarëve është i mirë dhe se pritet që num...
Treni urban në Shkup ka transportuar rreth 1.500 pasagjerë në vetëm tre ditë nga fillimi i funksionimit. Zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikollovski, tha se interesi i qytetarëve është i mirë dhe se pritet që numri i udhëtarëve të rritet ndjeshëm.
Ndërkohë, po projektohen edhe dy linja të reja të trenit urban. Linja e parë do të lidhë Stacionin e Ri Hekurudhor me Autokomandën, Maxharin, Çenton, Ilindenin dhe Agino Sellë.
Linja e dytë do të lidhë pjesën veriperëndimore të Shkupit, përmes Butelit, Shkupit Verior, Volkovës dhe Gjorçe Petrovit, deri në Saraj.
Projektimi pritet të përfundojë deri në fund të tetorit, ndërsa punimet mund të nisin në dhjetor ose janar. Sipas planit, dy linjat e reja pritet të jenë funksionale në fillim të vitit 2028.
Sa i përket lidhjes me Aeroportin e Shkupit, Nikollovski sqaroi se ajo nuk është pjesë e rrjetit aktual, por është parashikuar në projektin “Hekurudha e Shpejtë”. Ideja është që treni të udhëtojë me shpejtësi deri në 160 km/h, duke e lidhur qendrën e Shkupit me aeroportin dhe duke e shkurtuar ndjeshëm kohën e udhëtimit.
Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.