Përfundon faza e parë e punimeve në Xhaminë “Koxha Mehmed Beu” në Tabanoc, Muftinia e Kumanovës falënderime për ministrin Sulejmani

Ka përfunduar faza e parë e punimeve në Xhaminë “Koxha Mehmed Beu” në Tabanoc, njofton Muftinia e Bashkësisë Fetare Islame-Kumanovë. Punimet në këtë fazë kanë përfshirë pastrimin e hapësirës së jashtme dhe vendosjen e kufijve të oborrit të ...

tetor 1, 2026 - 19:30
Përfundon faza e parë e punimeve në Xhaminë “Koxha Mehmed Beu” në Tabanoc, Muftinia e Kumanovës falënderime për ministrin Sulejmani

Ka përfunduar faza e parë e punimeve në Xhaminë “Koxha Mehmed Beu” në Tabanoc, njofton Muftinia e Bashkësisë Fetare Islame-Kumanovë.

Punimet në këtë fazë kanë përfshirë pastrimin e hapësirës së jashtme dhe vendosjen e kufijve të oborrit të xhamisë. Sipas Muftinisë, punimet janë realizuar në koordinim me institucionet përkatëse, ndërsa në ditët në vijim pritet të nisë edhe faza e dytë.

Muftinia e BFI-së Kumanovë ka shprehur falënderim të veçantë për ministrin e Kulturës dhe Turizmit, Sedat Sulejmani, për përkrahjen në këtë proces.

Falënderime janë adresuar edhe për këshilltarin shtetëror për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe anëtarin e Kabinetit të Ministrit, mr. Afet Jasharin, drejtorin e Drejtorisë për Konservim, Aleksandar Jordanovskin, si dhe për besimtarët nga vendi dhe diaspora që kanë kontribuar në realizimin e punimeve.

Muftinia e Kumanovës thotë se puna do të vazhdojë me fazën e dytë, me synimin për përmirësimin dhe ruajtjen e kësaj xhamie.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.