Përfundon rinumërimi i fletëvotimeve të pavlefshme nga votimi me postë

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka përfunduar rinumërimi i 1 mijë e 631 fletëvotimeve të votimit me postë që ishin shpallur të pavlefshme. “Të njëjtat janë rivlerësuar sipas kërkesës së shprehur në vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa”, tha zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi. Sipas Elezit, KQZ ka ofruar transparencë të plotë

Mars 12, 2025 - 18:00
 0  5
Përfundon rinumërimi i fletëvotimeve të pavlefshme nga votimi me postë
perfundon-rinumerimi-i-fletevotimeve-te-pavlefshme-nga-votimi-me-poste

perfundon-rinumerimi-i-fletevotimeve-te-pavlefshme-nga-votimi-me-poste

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka përfunduar rinumërimi i 1 mijë e 631 fletëvotimeve të votimit me postë që ishin shpallur të pavlefshme.

“Të njëjtat janë rivlerësuar sipas kërkesës së shprehur në vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa”, tha zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Sipas Elezit, KQZ ka ofruar transparencë të plotë të procesit të numërimit duke prezantuar në ekrane punën e çdo ekipi të numërimit, përfshirë pamjen e fletëvotimeve.

“Gjithashtu, numërimi është zhvilluar në prezencë të vëzhguesve të akredituar dhe medieve”, tha ai.