Përfundon seanca e jashtëzakonshme, PDK e Aleanca qendrojnë në sallë
Ka përfunduar seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, e cila u mbajt këtë të hënë me plot pika në rendin e ditës. Në këtë seancë, deputetët shqyrtuan edhe Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializua...


Ka përfunduar seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, e cila u mbajt këtë të hënë me plot pika në rendin e ditës.
Në këtë seancë, deputetët shqyrtuan edhe Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.
Projektligji u miratua në lexim të parë me 91 vota për, pa asnjë votë kundër apo abstenim.Në votim nuk mori pjesë Grupi Parlamentar i LDK-së.
PDK po kërkon që leximi i dytë të kryhet sot, andaj po vazhdojnë të qëndrojnë në sallë.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.