Përgjigjja e PDK-së për Kurtin: Qëndrojmë në opozitë, kërkojmë që Kuvendi të votohet sot

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka bërë të ditur edhe të premten qëndrimin e saj se do të mbetet në opozitë, duke kërkuar njëkohësisht që të përmbyllet procesi i konstituimit të Kuvendit dhe t’i hapet rrugë formimit të institucioneve të...

gusht 7, 2026 - 15:30
Përgjigjja e PDK-së për Kurtin: Qëndrojmë në opozitë, kërkojmë që Kuvendi të votohet sot
pergjigjja-e-pdk-se-per-kurtin:-qendrojme-ne-opozite,-kerkojme-qe-kuvendi-te-votohet-sot

pergjigjja-e-pdk-se-per-kurtin:-qendrojme-ne-opozite,-kerkojme-qe-kuvendi-te-votohet-sot

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka bërë të ditur edhe të premten qëndrimin e saj se do të mbetet në opozitë, duke kërkuar njëkohësisht që të përmbyllet procesi i konstituimit të Kuvendit dhe t’i hapet rrugë formimit të institucioneve të reja.

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, përmes një letre drejtuar kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka theksuar se qëndrimi i kësaj partie është bërë i qartë edhe në takimin e 10 korrikut dhe në përgjigjen e 3 gushtit.

“Për shkak të dallimeve tona programore dhe konceptuale, Partia Demokratike e Kosovës do ta ushtrojë përgjegjësinë e saj në opozitë, brenda Kuvendit të Republikës së Kosovës. Aty do ta japim kontributin tonë për forcimin e demokracisë, mbrojtjen e interesit shtetëror dhe përfaqësimin e interesave të qytetarëve”, thuhet në letrën e Hamzës.

Kreu i PDK-së i ka kërkuar Kurtit që të ndërmarrë hapat e nevojshëm për përfundimin e konstituimit të Kuvendit, në përputhje me afatin e përcaktuar nga aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese.

“Ftojmë që sot, në përputhje me afatin e përcaktuar nga Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese, të ndërmerrni hapat e nevojshëm për përmbylljen e konstituimit të Kuvendit dhe t’i hapet rrugë formimit të institucioneve të reja”, ka shkruar Hamza.

Ai ka konfirmuar se PDK-ja do të japë votat e saj për përfundimin e procesit të konstituimit të legjislativit.

“Partia Demokratike e Kosovës do të japë kontributin e saj për konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës”, ka deklaruar Hamza.

Letra mban datën 7 gusht 2026 dhe vjen si përgjigje ndaj ftesës së Kurtit për takim dhe konsultime politike në ditën e fundit të afatit kushtetues për konstituimin e Kuvendit.

hamza leter kurtit


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.