Përleshje familjare në Kumanovë: 19-vjeçari përfundon në pranga pas sulmit ndaj babait

Një 19-vjeçar nga Kumanova është privuar nga liria gjatë natës, pasi është denoncuar se ka sulmuar fizikisht babanë e tij 45-vjeçar. Sipas Sektorit për Punë të Brendshme në Kumanovë, ngjarja ka ndodhur më 19 gusht 2026, rreth orës 02:40, ku...

gusht 19, 2026 - 14:30
Përleshje familjare në Kumanovë: 19-vjeçari përfundon në pranga pas sulmit ndaj babait

Një 19-vjeçar nga Kumanova është privuar nga liria gjatë natës, pasi është denoncuar se ka sulmuar fizikisht babanë e tij 45-vjeçar.

Sipas Sektorit për Punë të Brendshme në Kumanovë, ngjarja ka ndodhur më 19 gusht 2026, rreth orës 02:40, kur zyrtarët policorë e kanë arrestuar D.M., 19 vjeç, nga Kumanova, nën dyshimin se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij.

I riu është dërguar dhe mbajtur në stacionin policor.

Nga policia bëjnë të ditur se pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj 19-vjeçarit do të ngrihet kallëzim përkatës.

Portali: “KumanovaSot”


Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.