Përleshje fizike mes dy shtetasve turq në Shkup, arrestohen të dy

Dy shtetas turq, të moshës 48 dhe 34 vjeç, janë privuar nga liria në Shkup, pasi dyshohet se janë përfshirë në një përleshje fizike. Ngjarja ka ndodhur më 6 nëntor, rreth orës 01:20, në rajonin e Qendrës, ku dy personat dyshohet se kanë ...

Nëntor 6, 2026 - 20:00
Përleshje fizike mes dy shtetasve turq në Shkup, arrestohen të dy

Dy shtetas turq, të moshës 48 dhe 34 vjeç, janë privuar nga liria në Shkup, pasi dyshohet se janë përfshirë në një përleshje fizike.

Ngjarja ka ndodhur më 6 nëntor, rreth orës 01:20, në rajonin e Qendrës, ku dy personat dyshohet se kanë prishur rendin dhe qetësinë publike duke u përleshur fizikisht mes vete.

Të dy janë arrestuar nga policia e Shkupit, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresa përkatëse.

Flaka

The post Përleshje fizike mes dy shtetasve turq në Shkup, arrestohen të dy appeared first on Flaka, në çdo lajm... .


Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.