Përleshje me armë zjarri në një lokal, dy të plagosur u dërguan në QKUK

Si pasojë e një përleshjeje me armë zjarri në një lokal në Prishtinë, dy persona kanë mbetur të plagosur. Të plagosurit janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar dy armë zjarri. Një person i dyshuar pas arrestimit është dërguar në mbajtje. “VRASJE E RËNDË NË TENTATIVË /ARMËBAJTJE

Prill 5, 2026 - 11:30
Përleshje me armë zjarri në një lokal, dy të plagosur u dërguan në QKUK

Si pasojë e një përleshjeje me armë zjarri në një lokal në Prishtinë, dy persona kanë mbetur të plagosur.

Të plagosurit janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar dy armë zjarri. Një person i dyshuar pas arrestimit është dërguar në mbajtje.

“VRASJE E RËNDË NË TENTATIVË /ARMËBAJTJE PA LEJE /Rr. Ferid Curri, Prishtinë / 04.04.2026 – 02:32. Raportohet në një lokal janë përleshur mes veti disa persona ku janë përdorë edhe armë zjarrit, si pasojë e të shtënave dy meshkuj kosovarë janë plagosur dhe janë dërguar në QKUK. Në vend ngjarje janë gjetur dhe sekuestruar dy armë zjarri. Një i dyshuar mashkull kosovar është arrestuar dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit dërgohet në mbajtje.”, thuhej në raportin e PK-së