Përleshje me thikë në Tetovë, dy persona të lënduar

Policia e Tetovës ka paraqitur kallëzim penal ndaj tre personave, të moshës 22, 35 dhe 54 vjeç, pas një përleshjeje fizike ku u përdor edhe thikë. Sipas SPB Tetovë, më 25 gusht 2026, L.H. (35) dyshohet se është përpjekur ta sulmojë me th...

tetor 18, 2026 - 17:00
Përleshje me thikë në Tetovë, dy persona të lënduar

Policia e Tetovës ka paraqitur kallëzim penal ndaj tre personave, të moshës 22, 35 dhe 54 vjeç, pas një përleshjeje fizike ku u përdor edhe thikë.

Sipas SPB Tetovë, më 25 gusht 2026, L.H. (35) dyshohet se është përpjekur ta sulmojë me thikë F.A. (54), i cili, në vetëmbrojtje, ia ka dëmtuar biçikletën me një send të fortë.

Më pas, mes tre personave ka ndodhur një përleshje fizike, gjatë së cilës L.H. dyshohet se ka plagosur me thikë F.A. dhe L.A., të cilët ishin përpjekur t’ia merrnin thikën.

Ndaj L.H. është paraqitur kallëzim penal për veprën penale „Rrezikimi me mjet të rrezikshëm gjatë përleshjes ose grindjes“, ndërsa ndaj F.A. dhe A.A. për veprën penale „Dhunë“.

Flaka

The post Përleshje me thikë në Tetovë, dy persona të lënduar appeared first on Flaka, në çdo lajm... .


Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.