Përleshje mes mjekëve në Spitalin e Tetovës, çka ndodhi?
Një incident i dhunshëm është regjistruar ditën e djeshme në ambientet e Spitalit Klinik të Tetovës, ku pas një mosmarrëveshjeje verbale, një punonjës është sulmuar fizikisht nga kolegu i tij në parkingun e institucionit shëndetësor. Sipas ...
Një incident i dhunshëm është regjistruar ditën e djeshme në ambientet e Spitalit Klinik të Tetovës, ku pas një mosmarrëveshjeje verbale, një punonjës është sulmuar fizikisht nga kolegu i tij në parkingun e institucionit shëndetësor.
Sipas informacioneve zyrtare nga Sektori i Punëve të Brendshme (SPB) Tetovë, rasti është denoncuar në Stacionin Policor të Tetovës më 17.08.2026, në ora 09:20.
Viktima, i identifikuar me inicialet Z.M. (54) nga Tetova dhe i punësuar në këtë spital, ka paraqitur në polici se pas një debati të mëparshëm që kishte pasur me kolegun e tij, situata ka eskaluar në dhunë fizike.
Në kallëzimin e bërë, ai ka deklaruar se është sulmuar fizikisht nga kolegu i tij, N.S., në parkingun e Spitalit Klinik.
Autoritetet e rendit kanë ndërhyrë menjëherë pas marrjes së denoncimit.(INA)
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.