Përleshje në kazino në Shkup, arrestohet 30-vjeçari
Një 30-vjeçar nga Shkupi është privuar nga liria më 18 shtator 2026, rreth orës 03:20, në territorin e komunës së Aerodromit. Sipas SPB Shkup, D.T. (30) është ndaluar pas një denoncimi se në një kazino kishte prishur rendin dhe qetësinë ...
Një 30-vjeçar nga Shkupi është privuar nga liria më 18 shtator 2026, rreth orës 03:20, në territorin e komunës së Aerodromit.
Sipas SPB Shkup, D.T. (30) është ndaluar pas një denoncimi se në një kazino kishte prishur rendin dhe qetësinë publike, duke u përfshirë në një përleshje fizike me një 28-vjeçar nga Shkupi.
Policia njofton gjithashtu se 30-vjeçari dyshohet se është sjellë në mënyrë agresive ndaj nëpunësve policorë gjatë kryerjes së veprimeve zyrtare. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresë përkatëse.
Flaka
The post Përleshje në kazino në Shkup, arrestohet 30-vjeçari appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.