Përleshje në një objekt hotelierik në Shkup, 29-vjeçari lëndon një 53-vjeçar
Një përleshje fizike mes dy personave ka ndodhur në orët e para të së dielës në një objekt hotelierik në zonën e Qendrës në Shkup. Sipas njoftimit të SPB Shkup, rasti është raportuar më 11 tetor, rreth orës 04:00, kur G.Z. (29) dhe B.V. ...
Një përleshje fizike mes dy personave ka ndodhur në orët e para të së dielës në një objekt hotelierik në zonën e Qendrës në Shkup.
Sipas njoftimit të SPB Shkup, rasti është raportuar më 11 tetor, rreth orës 04:00, kur G.Z. (29) dhe B.V. (53), të dy nga Shkupi, janë përfshirë në një përleshje fizike.
Gjatë incidentit, 29-vjeçari dyshohet se ka përdorur një send të fortë, me të cilin i ka shkaktuar lëndime 53-vjeçarit.
Policia bën të ditur se pas dokumentimit të plotë të rastit do të parashtrohet kallëzimi përkatës.
Flaka
The post Përleshje në një objekt hotelierik në Shkup, 29-vjeçari lëndon një 53-vjeçar appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.