Përleshje për çështje pronësore në Forinë, përdoren mjete të mprehta – kallëzim penal ndaj 51-vjeçarit

Njësia e Jashtme për Çështje Kriminalistike në Gostivar ka ngritur kallëzim penal ndaj një 51-vjeçari nga fshati Forinë, i dyshuar për rrezikim me mjete të rrezikshme gjatë një konflikti fizik. Sipas policisë, incidenti ka ndodhur më 13 ...

tetor 31, 2026 - 00:00
Përleshje për çështje pronësore në Forinë, përdoren mjete të mprehta – kallëzim penal ndaj 51-vjeçarit

Njësia e Jashtme për Çështje Kriminalistike në Gostivar ka ngritur kallëzim penal ndaj një 51-vjeçari nga fshati Forinë, i dyshuar për rrezikim me mjete të rrezikshme gjatë një konflikti fizik.

Sipas policisë, incidenti ka ndodhur më 13 gusht 2026, në oborrin e përbashkët të banimit të A.J. dhe një personi tjetër me inicialet V.A.

Konflikti dyshohet se ka shpërthyer për shkak të mosmarrëveshjeve të mëparshme pronësore-juridike, ndërsa situata ka eskaluar deri në tentativë për përleshje fizike, ku të dy personat kanë përdorur sende të mprehta.

Për rastin, ndaj A.J. është ngritur kallëzim penal për veprën „Rrezikimi me mjet të rrezikshëm gjatë përleshjes ose grindjes“. Gostivari Sot

The post Përleshje për çështje pronësore në Forinë, përdoren mjete të mprehta – kallëzim penal ndaj 51-vjeçarit appeared first on Flaka, në çdo lajm... .


Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.