Përmbytet ndërtesa e ish-“Nova Makedonija”, institucionet shtetërore mbeten pa energji elektrike
Një pjesë e ndërtesës së ish-NIP “Nova Makedonija”, ku janë të vendosura disa institucione shtetërore, është përmbytur pas çarjes së një tubacioni të ngrohjes qendrore. Për arsye sigurie, energjia elektrike në objekt është ndërprerë, për sh...
Një pjesë e ndërtesës së ish-NIP “Nova Makedonija”, ku janë të vendosura disa institucione shtetërore, është përmbytur pas çarjes së një tubacioni të ngrohjes qendrore.
Për arsye sigurie, energjia elektrike në objekt është ndërprerë, për shkak të së cilës nuk funksionojnë ashensorët, sistemet kompjuterike dhe serverët.
Për momentin nuk ka informacione të sakta se cilat pjesë të objektit janë përmbytur dhe sa është dëmi material.
Ekipet teknike janë angazhuar për largimin e pasojave të përmbytjes, pompimin e ujit dhe sanimin e defektit.
Avaria ka ndodhur rreth mesnatës, pas së cilës menjëherë ka reaguar sigurimi i Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Sipas vlerësimeve fillestare, ekziston mundësia që objekti të mbetet pa energji elektrike edhe gjatë ditëve në vijim, në varësi të shkallës së dëmtimeve dhe kohës së nevojshme për riaktivizimin e sigurt të rrjetit elektrik.
Në objekt janë të vendosura disa institucione, ndër to Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Inspektorati Shtetëror i Arsimit, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, pjesë të Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës, si dhe agjenci dhe administrata të tjera.
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.