Përparim Bajrami dorëzohet pas arratisjes, pritet të dërgohet në procedurë
Ish-drejtori i Lotarisë Shtetërore, Përparim Bajrami, i cili kërkohej nga autoritetet nën dyshimin për përvetësim dhe keqpërdorim të pozitës zyrtare, është dorëzuar mëngjesin e sotëm te organet kompetente. Sipas raportimeve të mediave, B...
Ish-drejtori i Lotarisë Shtetërore, Përparim Bajrami, i cili kërkohej nga autoritetet nën dyshimin për përvetësim dhe keqpërdorim të pozitës zyrtare, është dorëzuar mëngjesin e sotëm te organet kompetente.
Sipas raportimeve të mediave, Bajrami është paraqitur vullnetarisht në orën 05:35, duke mbërritur në këmbë pranë organeve të ndjekjes.
Ndaj tij ishte lëshuar masë arresti me kërkesë të SPB-së – Sektorit për Kërkime, në bazë të nenit 354, paragrafi 5, të Kodit Penal.
Pas konfirmimit të masës, Bajrami është privuar nga liria dhe pritet të dërgohet për procedurë të mëtejshme pranë organeve kompetente.
Për shkak se Bajrami ishte i pakapshëm për organet e përndjekjes, Gjykata kishte vendosur që ndaj tij gjykimi të zhvillohej në mungesë. Familjarët e ish-drejtorit të Lotarisë Shtetërore kishin angazhuar avokatin Elenko Millanov, i cili gjatë procedurës kishte dorëzuar te gjyqtarja listën e provave. Bajrami është i akuzuari i parë në këtë rast.
Bajrami, nga Kumanova, ka lindur më 10 shkurt 1993. Gazeta Flaka
The post Përparim Bajrami dorëzohet pas arratisjes, pritet të dërgohet në procedurë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.