Përplasja e nxehtë mes BDI-së dhe drejtoreshës së ISHP-së për gjuhën shqipe!

Nënkryetari i BDI-së, Arjanit Hoxha ka ngritur shqetësimin për mosrespektimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve në institucionet shtetërore të Maqedonisë së Veriut, duke denoncuar një rast të pretenduar në Institutin e Shëndetit Publik. Sip...

Nëntor 9, 2026 - 17:30
Përplasja e nxehtë mes BDI-së dhe drejtoreshës së ISHP-së për gjuhën shqipe!

Nënkryetari i BDI-së, Arjanit Hoxha ka ngritur shqetësimin për mosrespektimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve në institucionet shtetërore të Maqedonisë së Veriut, duke denoncuar një rast të pretenduar në Institutin e Shëndetit Publik.

Sipas tij, drejtoresha aktuale e institutit, Marija Andonovska, ka urdhëruar sektorët që komunikimi zyrtar të zhvillohet vetëm në gjuhën maqedonase.

Ai pretendon se drejtuesit e sektorëve janë udhëzuar t’i njoftojnë punonjësit përmes mesazheve telefonike se dokumentet dygjuhëshe nuk do të pranohen më dhe se të vlefshme do të konsiderohen vetëm dokumentet në gjuhën maqedonase.

Hoxha ka ngritur pikëpyetje mbi kompetencat e drejtoreshës për të marrë një vendim të tillë, duke theksuar se asnjë drejtues institucioni nuk mund të vendosë sipas vullnetit personal për zbatimin e ligjit.

Në këtë drejtim, ai i është drejtuar drejtpërdrejt Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, duke kërkuar që të shqyrtojë veprimet e drejtuesve të institucioneve dhe të ndërmarrë masa konkrete në rast të konstatimit të shkeljeve.

Por, drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Marija Andonovska, ka reaguar ndaj këtyre akuzave, duke i hedhur poshtë siç tha të pabaza.

„Si Drejtoreshë e Institutit të Shëndetit Publik, i hedh poshtë akuzat e fundit të BDI-së. Në periudhën e kaluar në Institutin e Shëndetit Publik pati mbikëqyrje inspektuese nga ana e inspektorëve nga Inspektorati për përdorim të gjuhëve dhe u konstatua se në mënyrë konsistente respektohet Ligji për përdorimin e gjuhëve në institucion. Me sa duket BDI-ja është e motivuar nga arsye të tjera për këto akuza të pasakta. BDI-ja nuk mund të pranojë se nuk ka më ‘si deri më tani’, nuk ka më mosvajtje në punë dhe marrje rroge, nuk ka më shpenzim të pamëshirshëm, prej hajnije të buxheteve pa pasur rezultate“, theksoi Andonovska.(INA)


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.