Përplasja për nënkryetarët, seanca konstituive shtyhet për të dielën

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, e ka shtyrë për të dielën vazhdimin e seancës konstituive, me cila u ndërpre për të dytën herë sot. Kjo pas mosmarrëveshjeve për votimin e nënkryetarëve, pasi partitë opozitare Partia Demokr...

shtator 11, 2026 - 17:00
Përplasja për nënkryetarët, seanca konstituive shtyhet për të dielën

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, e ka shtyrë për të dielën vazhdimin e seancës konstituive, me cila u ndërpre për të dytën herë sot.

Kjo pas mosmarrëveshjeve për votimin e nënkryetarëve, pasi partitë opozitare Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës braktisën sallën.

Fillimisht në seancën e orës 11:00, u votua nënkryetari nga radhët e VV-së, Ardian Gola.

Mirëpo, seanca u ndërpre pasi që deputetët e PDK-së e kanë lëshuar sallën e Kuvendit. Kjo pasi që Vetëvendosja nuk e ka përkrahur kandidaten e tyre për nënkryetare, Vlora Çitaku, duke abstenuar në votim.

Kryetari i PDK-së, Bedi Hamza tha se nuk do të marrin pjesë më në asnjë seancë, teksa paralajmëroi se rastin do ta dërgojnë në Kushtetuese.

Seanca u shty për në ora 14:00 dhe nisi një orë me vonesë. LDK-ja nuk pranoi ta propozojë kandidatin e saj, pasi Haxhiu e tejkaloi zgjedhjen e nënkryetarit nga PDK-ja, i cili ishte i dyti në radhë për t’u zgjedhur, sipas procedurës.

Kësisoj, seanca u ndërpre sërish dhe u shty për të dielën, në ora 10:00.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.