Përplasje BMW–moped në Gostivar, 17-vjeçari përfundon në Urgjencë

Një 17-vjeçar nga fshati Gallatë ka mbetur i plagosur rëndë në një aksident trafiku të ndodhur në rrugën “Nikolla Parapunov” në Gostivar. Sipas informacioneve të policisë, në aksident janë përfshirë një automjet BMW, i drejtuar nga M.Zh....

shtator 7, 2026 - 16:30
Përplasje BMW–moped në Gostivar, 17-vjeçari përfundon në Urgjencë

Një 17-vjeçar nga fshati Gallatë ka mbetur i plagosur rëndë në një aksident trafiku të ndodhur në rrugën “Nikolla Parapunov” në Gostivar.

Sipas informacioneve të policisë, në aksident janë përfshirë një automjet BMW, i drejtuar nga M.Zh. (26) nga Gostivari, dhe një moped të cilin e drejtonte 17-vjeçari.

Nga përplasja, drejtuesi i mopedit ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është transportuar për trajtim në Qendrën Urgjente në Gostivar.

Policia po ndërmerr masa për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit. Gazeta Flaka

The post Përplasje BMW–moped në Gostivar, 17-vjeçari përfundon në Urgjencë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .


Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.