Përplasje e fortë në Shkup: Tre policë përfundojnë të lënduar pas aksidentit!
Makina zyrtare e MPB-së u përplas me një automjet tjetër në bulevardin “Krste Misirkov” Tre pjesëtarë të policisë janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur në bulevardin “Krste Misirkov” në Shkup. Sipas njoftimit të MPB-së, aksiden...
Makina zyrtare e MPB-së u përplas me një automjet tjetër në bulevardin “Krste Misirkov”
Tre pjesëtarë të policisë janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur në bulevardin “Krste Misirkov” në Shkup.
Sipas njoftimit të MPB-së, aksidenti është raportuar dje rreth orës 13:00. Në përplasje janë përfshirë një automjet “MG” me targa të Shkupit, i drejtuar nga një 29-vjeçar nga Kërçova, dhe një automjet zyrtar “Škoda” në pronësi të MPB-së, që drejtohej nga një polic 31-vjeçar nga Shkupi.
Nga përplasja kanë pësuar lëndime trupore shoferi i “Škodës” dhe dy pasagjerët e tij, të tre pjesëtarë të policisë.
Të lënduarit janë dërguar për trajtim në Qendrën Urgjente të Kompleksit të Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup.
Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.