Përplasje e rëndë në Shkup, një veturë përfundon në barrierën e betonit

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmë në Shkup, pranë urës “Bellasicë”, ku janë përfshirë një “Volkswagen Passat” dhe një “Hyundai”. Sipas informacioneve fillestare, veturat janë përplasur pranë stacionit hekurudhor, ndërsa njëra p...

tetor 21, 2026 - 11:01
Përplasje e rëndë në Shkup, një veturë përfundon në barrierën e betonit

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmë në Shkup, pranë urës “Bellasicë”, ku janë përfshirë një “Volkswagen Passat” dhe një “Hyundai”.
Sipas informacioneve fillestare, veturat janë përplasur pranë stacionit hekurudhor, ndërsa njëra prej tyre ka përfunduar në barrierën e betonit. Në vendngjarje kanë ndërhyrë policia dhe dy autoambulanca.
Deri më tani nuk ka informacione zyrtare për viktima apo të lënduar.


Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.