Përplasje mes MASH dhe LSDM-së: 1,524 ASISTENTË ARSIMORË SOT, NË 2024 ISHIN VETËM 800
Ministria e Arsimit (MASh) i është përgjigjur akuzave të LSDM-së se nxënësit me aftësi të kufizuara po mbeten pa asistentë arsimorë. Nga Ministria thonë se aktualisht janë angazhuar 1,358 asistentë arsimorë në shkollat fillore dhe 166 në at...
Ministria e Arsimit (MASh) i është përgjigjur akuzave të LSDM-së se nxënësit me aftësi të kufizuara po mbeten pa asistentë arsimorë.
Nga Ministria thonë se aktualisht janë angazhuar 1,358 asistentë arsimorë në shkollat fillore dhe 166 në ato të mesme, gjithsej 1,524.
Sipas MASH-it, në vitin 2024, gjatë qeverisjes së LSDM-së, ishin angazhuar vetëm 800 asistentë dhe vetëm në arsimin fillor, ndërsa në shkollat e mesme nuk kishte asnjë.
Ministria thekson se është duke u zhvilluar procedurë edhe për angazhimin e asistentëve të rinj, bazuar në nevojat e raportuara nga prindërit.
MASH-i thotë gjithashtu se janë forcuar shërbimet profesionale në shkolla, janë përmirësuar kushtet për qasje të personave me aftësi të kufizuara dhe janë paraparë bursa të reja për studentët me aftësi të kufizuara dhe sëmundje të rralla.
Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.