Përplasje politike në Strugë për mësuesit: Qyra flet për “të papërshtatshëm”, opozita për hakmarrje

Katër shkolla fillore rajonale në Strugë janë mbyllur këtë shtator, ndërsa në 11 shkolla numri i paraleleve është ulur me 30. Ndryshimet kanë sjellë edhe largime të stafit arsimor. Kryetari i Komunës së Strugës, Mendi Qyra, mohon se janë la...

shtator 20, 2026 - 22:00
Përplasje politike në Strugë për mësuesit: Qyra flet për “të papërshtatshëm”, opozita për hakmarrje

Katër shkolla fillore rajonale në Strugë janë mbyllur këtë shtator, ndërsa në 11 shkolla numri i paraleleve është ulur me 30. Ndryshimet kanë sjellë edhe largime të stafit arsimor.

Kryetari i Komunës së Strugës, Mendi Qyra, mohon se janë larguar mësues me vendim pune, duke thënë se janë larguar rreth 35–40 persona që i konsideron “të papërshtatshëm”.

Opozita, ndërkaq, kërkon të dijë nëse pas këtyre largimeve qëndrojnë motive politike. Këshilltari i LSDM-së, Dimçe Shipinkaroski, akuzoi komunën se po bëhen kursime në arsim, ndërsa njëkohësisht po vazhdojnë punësimet në administratën komunale.

Edhe këshilltari i BDI-së, Faton Polozhani, pretendoi se përkatësia politike dhe afërsia me kryetarin kanë ndikuar në përzgjedhjen e stafit, duke deklaruar se disa punonjës janë zëvendësuar me persona të afërt me Qyrën.

Nga Komuna e Strugës nuk ka pasur sqarime të detajuara se cilët punonjës janë cilësuar “të papërshtatshëm” dhe mbi çfarë kriteresh është bërë kjo vlerësim.


Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.