Përsëritet rasti: Tabela kufitare në Tabanoc pa mbishkrim në shqip

Tabela rrugore në pikën kufitare Tabanoc ku thuhet ‘Mirë se vini në Republikën e Maqedonisë së Veriut” e ka përjashtuar gjuhën shqipe, raportonn Portalb.mk. Kjo tabelë e vendosur së fundmi mban mbishkrim vetëm në maqedonisht, anglisht dhe n...

gusht 6, 2026 - 17:30
Përsëritet rasti: Tabela kufitare në Tabanoc pa mbishkrim në shqip

Tabela rrugore në pikën kufitare Tabanoc ku thuhet ‘Mirë se vini në Republikën e Maqedonisë së Veriut” e ka përjashtuar gjuhën shqipe, raportonn Portalb.mk.

Kjo tabelë e vendosur së fundmi mban mbishkrim vetëm në maqedonisht, anglisht dhe në frengjisht, ndërsa jo edhe në gjuhën shqipe.

Lidhur me këtë, në opinion dhe rrjetet sociale ka pasur reagime të ndryshme të cilat kritikojnë institucionet, mes tyre reagime pati edhe nga përfaqësuesit e opozitës shqiptare, si Bujar Osmani.

Portalb.mk kërkoi nga Ndërmarrja Publike për Rugë Shtetërore se pse nuk e kanë vendosur tabelën edhe në gjuhën shqipe, por deri në publikimin e këtij teksti nuk morëm përgjigje.

Në ndërkohë zëvendësdrejtori i Doganave, Mustafa Dauti pak më parë publikoi një video ku e tregon një tabelë në këtë lokacion e cila ka mbishkrim edhe në gjuhën shqipe.

Megjithatë, kjo tabelnë këtë lokacion është vendosur vite më parë kur shteti e ndryshoi emrin. Ndërkaq kjo e cila u vendos së fundmi është tjetër.

Se në këtë lokacion janë dy tabela, mund të shihet edhe nga pamjet në Google Maps, nga një foto e publikuar në muajin korrik 2026.

Kjo nuk është hera e parë që gjuha shqipe përjashtohet nga mbishkrimet e tabelave rrugore, në vend janë regjistruar disa raste, ndërsa shumë tabela nuk figurojnë aspak në gjuhën shqipe.


Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.